Ky është dokumenti i xhaxhait të Ervis Martinajt, me shkrim dore shkruan dhe firmos zhdukjen e nipit të tij

Dokumenti që shihni më poshtë është ai që ka firmosur Faik Martinaj në momentin që ka bërë denoncimin për zhdukjen e nipit të tij, biznesmenit Ervis Martinaj.

Ai ka shkuar në Policinë e Kurbinit për të denoncuar zhdukjen e të nipit, për të cilin nuk ka pasur më informacione nga personi ndërmjetës. Flitet për një person nga Puka, që banon aktualisht në Dubai.

Dokumenti i firmosur nga Faik Martinaj, xhaxhai i Ervis Martinajt!

Ervis Martinaj, biznesmeni i lojeravë të fatit ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles.

Por, në 9 gusht, ai u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi. Dje, kryeministri Edi Rama mbajti një dëgjesë për rikthimin e basteve sportive, ndërkohë që në të njëjtën ditë u mor dhe vendimi për shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.