Kuvendi nuk miratoi dërgimin e mandatin e Xhaçkës, Bardhi: Ditë e zezë për Shqipërinë dhe Parlamentin

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e ka cilësuar ditë të zezë për Shqipërinë dhe parlamentin, votimin e sotëm në seancë plenare ku me 72 vota kundër.

Bardhi tha se mesazhi i Ramës ishte i qartë për Prokurorinë e Posaçme, që nuk mund të prekë ish-ministren e Jashtme Olta Xhaçka.

Bardhi: “Pa diskutim unë nuk pres nga Edi Rama, e kam ditur mirë raportin që ka me drejtsinë dhe zbatimin e parimeve të shtetit ligjor.

Heshtja do të thotë të mbështesin grisjen e një vendimi të GJK. Kodi me mesazhi mafioz që Rama i përcolli prokurorisë së posaçme është që nuk mund ta prekë Olta Xhackën. Nuk ka asnjë dallim mes një vendimi të GJK dhe GJKKO. Prandaj në ditën e vdekjes së diktatorit, vdiqën kushtetutshmërinë në vend dhe reformën ne drejtësi. Ditë e zezë për Shqipërinë dhe Parlamentin. Duhet të marrim një vendim nëse duhet t’i drejtohemi GJK. Nëse vendimet e tyre nuk zbatohen, e marrin pagën kot”


Shtuar 11.04.2024 19:34