“Kush fshihet pas kullave”, Basha: Paratë e kujt po pastrohen në Tiranë?

Kreu i PD Lulzim Basha, i ka kërkuar sërish SPAK që të nisë hetimet për çdo kullë të ngritur në Tiranë, pasi sipas tij ndërtimi po përdoret për pastrimin e parave.

Sipas tij edhe pse SPAK ka nisur një hetim në vitin 2021 ende nuk dihet se deri ku ka arritur.

Ndëkrohë Basha ka ngitur edhe disa pyetje, ku sipas tij duhen bërë publikë ndërtuesit e vërettë, pasi ata që figurojnë me letra nuk i kanë kapacitetet financiare për të dnërtuar kulla.


Postimi i Bashës:

Mbi 2 miliardë euro janë pastruar në sektorin e ndërtimit në Shqipëri sipas raporteve ndërkombëtare.

? Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin e tij konstaton se Shqipëria është “destinacion kryesor i pastrimit të parave”.

? Në 2020, Iniciativa Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional (GITOC) konstatoi se ndërtimet në Shqipëri ishin një mënyrë e preferuar për pastrimin e parave.

? Në 2021, arrestimi i dhjetëra anëtarëve të Ndranghetës në Itali zbuloi lidhjet e tyre me sektorin e ndërtimit në Shqipëri. Përgjimet si pjesë e hetimit zbuluan se njëri prej të dyshuarve ka deklaruar: “Në rrokaqiejtë e rinj, çmimet shkojnë rreth 3800-4000€ për metër katror. A e dini sa është kostoja e vërtetë? 510€.”

Ndonëse SPAK nisi një hetim paraprak në shkurt të vitit 2021, nuk ka akoma asnjë të dhënë se çfarë po ndodh me këtë hetim.

Miliona metra katrorë leje ndërtimi raportohen se janë dhënë në Tiranë vitet e fundit. Shumica e kompanive nën emrin e të cilave merren lejet e ndërtimit nuk kanë kapacitetet financiare për t’i përfunduar ato. Bilanci i kompanive tregonte se ato kanë të ardhura minimale dhe nuk kanë asete apo kredi që mund të përdoren për financimin e projekteve.

? Nga vijnë këto para?

? Kush fshihet pas tyre?

? Kush dhe si i siguron lejet e ndërtimit në emër të këtyre kompanive modeste?

? Paratë e kujt po pastrohen me ndërtimet në Tiranë?

Partia Demokratike përmes këshilltarëve të saj në Tiranë ka kërkuar të dhëna të plota mbi lejet e ndërtimit në kryeqytet. Bashkia e Tiranës e ka detyrim të bëjë transparencë për lejet e dhëna, ndërsa SPAK duhet të ndërmarrë një hetim të thellë e të papenguar në mënyrë që Tirana të mos jetë oaz i krimit dhe politikanëve të korruptuar që pastrojnë paratë në sektorin e ndërtimit.


Shtuar 12.08.2023 18:40