Ekzekutimi i biznesmenit Edmond Papa, më 16 dhjetor 2022 në Tiranë, ka tashmë të njohur qitësin që ishte Andrew (Ervin) Bode, dhe vëzhguesin që ishte Albano Velo, por ende nuk ka porositës.
Hetimet e agjencive ligjzbatuese mësohet se janë fokusuar pikërisht në këtë pike, për të zbardhur dhe dokumentuar të plotëkrimin që dyshohet se lidhet me prishje të pazareve të drogës.
Burime thonë se paralelisht, po punohet për të lokalizuar dhe vënë në pranga 44 vjeçarin Bode, pasi është faktuar me prova filmike se ekzekutoi me 7 plumba biznesmenin, në një lokal në zonën e Selitës.
Andrew (Ervin) Bode, sipas të dhënave të sistemit TIMS rezulton se po fshihet në Shqipëri, pasi zyrtarisht nuk është regjistruar në asnjë pikë kufitare.
Pas banesës së tij në Tiranë, sipas Ora News, kontroll është kryer edhe në qytetin e Beratit ku nga verifikimi i kryer ka rezultuar se familja e Bodes ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Por nuk përjashtohet mundësia, që 44 vjeçari ta ketë kaluar kufirin në mënyrë të jashtëligjshme.
Ndërsa ai mbetet i lirë, Prokuroria e Tiranës do të kërkojë në Gjykatë masën e Sigurisë “arrest me burg” në mungesë dhe më pas automatikisht Andrew (Ervin) Bode shpallet në kërkim ndërkombëtar.
Përmes Interpolit, emri dhe foto e tij proceduralisht u dërgohet agjencive dhe partnerve të cilët do tu kërkohet arrestimi për akuzën e vrasjes.
Paralelisht me punën për arrestimin e ekzekutorit të Edmond Papës, mësohet se Prokuroria po tenton të bindë 30 vjeçarin Albano Velo, djali i një efektivi policie, që të bashkëpunojë me qëllimin zbulimin e porositësit të vrasjes së biznesmenit nga Saranda me të shkuar kriminale./Albeu.com.