Kryeministri Edi Rama në nisje të fjalës së tij në prezantimin e Projektit të Portit të ri të Durrësit është shprehur se Kryeministri i Kosovës dhe ai i Maqedonisë e kanë pasur të pamundur të jenë prezent për shkak të angazhimeve.
Për rastin e Kurtit ai tha se mungesa e tij për shkak të situatës në veri, për të cilën tha se ka të gjithë mirëkuptimin, solidaritet dhe mbështetjne e Shqipërisë.
“Së pari dëshiroj të përshëndes kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe atë të Maqedonisë, Dimitar Kovaçevki.
Të dy e patën të vështirë të jenë prezent për shkak angazhimsh.
Në rastin e Kurtit e merrni vetë me mend që pamundësia është lidhur me situatën e krijuar së fundmi në veri. Situatë në të cilën e Republika e Kosovës ka të gjithë mbështetjen dhe solidaritetin e qeverisë sonë dhe Shqipërisë”, tha Rama.