Qytetarët bien shpesh pre e mashtrimeve në rrjetet sociale.
Së fundmi, në feed-in e përdoruesve të Facebook janë shfaqur disa postime mashtruese që kanë qëllim të zhvatin qytetarët.
Një faqe që mban emrin e aeroportit të Tiranës shkruan se po shesin valixhet e humbura për 1€.
Më tej në postim shkruhet se aeroporti ka shkarkuar magazinën dhe këto valixhe të humbura të mbushura me sende të ndryshme dhe pajisje elektronike po shiten për çmimin qesharak.
Komentet poshtë kësaj faqe janë të gjitha nga persona me emra të huaj (qartazi fals), që flasin shqip dhe shprehen se janë të kënaqur me blerjen dhe se blerja u realizua me kartë bankare.
Megjithatë kujdes! Nëse klikoni në linkun e ofruar nga mashtruesit, rrezikoni tju vjedhin të dhënat e llogarive tuaja bankare.
/albeu.com