shqiperi

Kryemadhi sulmon bashkëpunëtorët e Metës: Një parti politike nuk mbahet me rrogëtarë dhe servilë sedentarë

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka sulmuar bashkëpunëtorët e Ilir Metës, një pjesë të të cilëve i kishte në Presidencë dhe që tashmë i ka marrë në parti.

Në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Kryemadhi e konsideron artificial problemin që ka shfaqur Ilir Meta ditët e fundit, kur flet për tradhtarë dhe çimkaxhinj brenda Partisë së Lirisë.

Situata nisi pas sulmit kibernetik në disa kompjutera të selisë së partisë disa javë më parë, për të cilën është bërë dhe denoncim. Kryemadhi thotë se nuk ka ndodhur asnjë përgjim apo situatë e tillë, siç insinuon Ilir Meta, por fajin ia le bashkëpunëtorëve të ish-Presidentit, të cilët sipas saj e kanë bindur Ilir Metën se anëtarët e partisë janë përgjuar.

Monika Kryemadhi: Është gënjyer Ilir Meta. Sepse kur mbledh rreth vetes njerëz të cilët mendojnë që janë rrogëtarë, sepse një parti politike nuk mbahet me rrogëtarë dhe servilë sedentarë. Kur njerëzit të cilët e kanë mendjen bosh dhe nuk e mbushin dot kohën me aksion opozitar atëherë do të krijojnë armikun imagjinar. Ai material nuk është shkruar nga një profesionit, është shkruar nga një jurist i cili nuk njeh…

Blendi Fevziu: Ka shkuar një ditë dhe ka parë që s’ka servera të kamerave? Ka shkuar një ditë dhe ka gjetur ndonjë përgjues në zyrë?

Monika Kryemadhi: Jo jo. Serverat e godinës së Partisë së Lirisë janë servera që çdo 1 javë fshihen dhe riformatohen. E dyta, ka luhatje tensioni. Në luhatjet e tensionit mund të ketë një moment kontakti 1 sekond i cili është fikur dhe është ndezur përsëri.

Blendi Fevziu: Pra ky është problem elektrik apo politik?

Monika Kryemadhi: Ky është me thënë të drejtën problem njohurish. Kjo zgjidhet me IT.

Blendi Fevziu: Po çfarë kanë gjetur?

Monika Kryemadhi: Asgjë nuk kanë gjetur. Është një fantazi e krijuar nga një grup njerëzish të cilët nga rrogëtarë në Presidencë vijnë dhe bëhen rrogëtarë në Partinë e Lirisë.

Blendi Fevziu: E kanë bindur Metën që përgjohet?

Monika Kryemadhi: Jo, i kanë thënë jemi përgjuar ne, nuk kanë thënë që është përgjuar Ilir Meta. Personat i kanë thënë Ilir Metës jemi përgjuar ne. Por nuk është ky problemi i shqiptarëve. Do vijë Prokuroria, do ta shikojë, do i nxjerri si budallenj ata që i kanë bërë.

të fundit

Berisha u bën thirrje qytetarëve të mbështesin studentët: Nesër në orën 10:00, të gjithë para universitetit, deri në fitore

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u është drejtuar shqiptarëve me një videomesazh, në të cilin ka bërë thirrje për…

11 minutes ago

Tifozët zgjedhin më të mirin e historisë, Messi dhe Ronaldo në garë për çmimin B.O.A.T

Janë zbuluar kandidatët për çmimin e ri “Ballon d’Or Of All Time” (B.O.A.T), i cili do të ndahet me rastin…

12 minutes ago

Salah i përgjigjet me “35%” presidentit të Besiktasit pas fitores së Trabzonsporit

Mohamed Salah ka thumbuar presidentin e Besiktasit, Serdal Adali, pas fitores së Trabzonsporit me rezultat 2-0 ndaj skuadrës nga Stambolli,…

13 minutes ago

Egzon Shaltit i shqiptohen 25 vjet burg për vrasjen e Auron Ferizit në Viti

Gjykata Themelore në Gjilan shpalli aktgjykim dënues ndaj Egzon Shaltin i akuzuar për vrasjen e Auron Ferizit, më 8 nëntor…

19 minutes ago

Ditmir Bushati mbështet protestuesit: Të rinjtë po kërkojnë një Shqipëri të re

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar për herë të parë në lidhje me protestat masive të të rinjve dhe…

24 minutes ago

Irma Libohova dënon dhunën ndaj protestuesve: “Larg duart nga studentët! IKNI!”

Vala e revoltës popullore po merr një mbështetje gjithnjë e më të gjerë nga figurat më të njohura të artit…

25 minutes ago