Categories: showbiz

Habit bashkëpunëtorët në studio, moderatorja 59-vjeçare zbulon se pret fëmijën e tretë

Në një transmetim të drejtpërdrejtë, Dr. Renee Hoenderkamp, prezantuese e televizionit GB News dhe mjeke e përgjithshme në Sistemin Shëndetësor Kombëtar britanik, u dha një lajm të papritur kolegëve të saj, duke njoftuar se është shtatzënë në moshën 59-vjeçare dhe se pret fëmijën e tretë.

Ajo tregoi se gjendet në javën e 12 të shtatzënisë. Aktualisht ka dy fëmijë: Calum, 37 vjeç dhe Alice, 8 vjeçe. Lajmin ua bëri të ditur bashkëpunëtorëve në panel, të cilët nuk ishin në dijeni të kësaj situate.

Të lidhura

None found

“Jam nënë e një djali të rritur dhe e një vajze shumë të vogël. Sot kam diçka për t’u njoftuar kolegëve të mi në panel, diçka që nuk e dinë as ata dhe as askush tjetër: së shpejti do të bëhem nënë e tre fëmijëve”, deklaroi ajo.

Hoenderkamp shpjegoi se shtatzënia erdhi si rezultat i fekondimit in vitro (IVF), duke përdorur vezë që i kishte ngrirë në një periudhë më të hershme të jetës. Për shkak të moshës, asnjë mjek në Britani nuk pranoi ta ndiqte, ndaj ajo u detyrua të kërkonte ndihmë te specialistët në Poloni.

“Nuk do të pretendoj se rrugëtimi ishte i lehtë, sepse nuk ishte. U deshën tri përpjekje”, rrëfeu prezantuesja.

Pas publikimit të lajmit, disa njerëz e kritikuan atë, duke e cilësuar si egoist vendimin për t’u bërë nënë në këtë moshë. Megjithatë, ajo u përgjigj duke theksuar se sot ndihet shumë më e përgatitur për mëmësinë sesa në vitet e rinisë.

Më 15 nëntor, në një postim në platformën X, ajo shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që i dërguan mesazhe urimi për vajzën që pret.

“Dua t’u them një faleminderit të madh të gjithëve që më kanë dërguar mijëra mesazhe për të më uruar për vajzën që pres! Sa për të tjerët, nuk më intereson se çfarë mendoni”, shkroi ajo.

Në shkrimet e botuara më 17 nëntor në Daily Mail dhe GB News, ajo foli më hollësisht për vendimin e saj dhe reagimet e publikut. Tregoi se fëmijën e parë e kishte sjellë në jetë në moshën 21-vjeçare, ndërsa të dytin në moshën 51-vjeçare.

“E di që kam qenë një nënë më e mirë në të 50-at sesa kur isha 21 vjeçe”, shkroi ajo.

Sipas saj, mosha, përvoja, durimi dhe stabiliteti financiar janë elementë që mund ta ndihmojnë dikë të jetë prind më i mirë. Ajo i quajti reagimet negative si interesante dhe tregoi se, krahas urimeve, mori edhe komente fyese, ku vendimi i saj u përshkrua si “i neveritshëm”, “i pështirë”, “egoist” dhe “i gabuar”.

Hoenderkamp argumentoi se kritikat ndaj grave që bëhen nëna në moshë të madhe lidhen kryesisht me numrin e viteve të shënuara në certifikatën e lindjes.

Ajo vuri në dukje edhe një aspekt tjetër: babai i fëmijës është aktualisht 66 vjeç, por, sipas saj, pothuajse askush nuk e ka vënë në diskutim moshën e tij.

“Shoqëria rrallë reagon kur burrat bëhen baballarë në moshën 70 apo 80 vjeç. Është e vështirë të mos vëresh këtë standard të dyfishtë”, u shpreh ajo.

Prezantuesja shtoi se partneri i saj, për shkak të fazës së jetës në të cilën ndodhet, mund të jetë një baba i pranishëm në përditshmërinë e fëmijës dhe jo thjesht personi që siguron të ardhurat e familjes.

të fundit

Krasniqi nga AAK: Kurti s’ka interes për rikthimin e Thaçit

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Dardan Krasniqi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk e dëshiron…

6 seconds ago

Ahmeti e akuzon Kurtin se i doli krah Mickoskit për çështjen e gjuhës shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, e ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se me deklaratën për…

23 seconds ago

Pas gati dy vitesh jashtë fushave për doping, Mudryk flet hapur: Fajëson Kombëtaren e Ukrainës

Mykhailo Mudryk, sulmuesi ukrainas i Chelseat, i cili ka humbur pothuajse dy vjet të karrierës për shkak të një testi…

3 minutes ago

MPB njofton zgjidhjen e çështjes së sigurimit shëndetësor për stafin e saj

Problemi me sigurimin shëndetësor të të punësuarve në Ministrinë e Brendshme është tejkaluar dhe të gjithë të punësuarit kanë përsëri…

7 minutes ago

Tronditet bota e futbollit, 18-vjeçari ndërron jetë pas ndërhyrjes fatale (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin argjentinas. Abel Nunez, vetëm 18-vjeç, ka ndërruar jetë pasi pësoi një goditje të…

9 minutes ago

MIT drejton përgatitjet për stinën e dimrit dhe kërkon kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka intensifikuar përgatitjet për sezonin dimëror, me qëllim të sigurimit të qarkullimit të sigurt në…

11 minutes ago