Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka përshpejtuar punën për përgatitjet e sezonit dimëror, me synim garantimin e qarkullimit të sigurt në rrugët e Kosovës gjatë ditëve me dëborë dhe ngrica.
Në një njoftim zyrtar, Ministria bëri të ditur se javën e kaluar u zhvillua një takim bashkërendues me Policinë e Kosovës dhe operatorët ekonomikë që kanë përgjegjësi për mirëmbajtjen e rrugëve.
None found
Në takim u diskutua gatishmëria e ekipeve në terren, gjendja e makinerive për pastrimin e borës dhe sigurimi i sasive të duhura të kripës për trajtimin e ngricave.
Ministria theksoi se kujdesi për rrugët kryhet në vazhdimësi gjatë gjithë vitit, ndërsa lloji i ndërhyrjeve përshtatet në varësi të kushteve të motit dhe periudhës së vitit.
Përmes të njëjtit njoftim, drejtuesve të automjeteve iu bëhet thirrje të tregojnë vëmendje më të madhe gjatë vozitjes, veçanërisht kur rrugët kanë prezencë dëbore apo ngricash.
Ministria rikujton se pajisjet dimërore janë të detyrueshme nga 15 nëntori deri më 15 mars, duke u kërkuar shoferëve të kontrollojnë gjendjen e gomave përpara nisjes dhe ta përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës.
Një vajzë vetëm 6 vjeçe rezulton e zhdukur pas mbytjes së një gomoneje me emigrantë në ujërat pranë ishullit italian…
Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka konfirmuar se Blaugranët duan të nënshkruajnë një qendërmbrojtës të nivelit të lartë në afatin…
VLEN sot ka kritikua liderin e BDI-së, Ali Ahmeti lidhur me deklaratën se paqja rajonale bëhet në bashkëpunim me Sërbinë.Nga…
Ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Velisllava Petrova thotë se për të gjitha vendet që janë kandidate për përfshirje…
Aktivistë të diasporës shqiptare në Gjermani, i janë drejtuar Bundestagut gjerman me tre kërkesa në mbështetje të protestave në Tiranë.…
Arsenali po vazhdon ta monitorojë nga afër sulmuesin e Bournemouthit, Eli Junior Kroupi, por çmimi prej 115 milionë eurosh mund…