sport

Tronditet bota e futbollit, 18-vjeçari ndërron jetë pas ndërhyrjes fatale (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin argjentinas. Abel Nunez, vetëm 18-vjeç, ka ndërruar jetë pasi pësoi një goditje të fortë në kokë gjatë një ndeshjeje të zhvilluar në nivelin e të rinjve në Buenos Aires.

Futbollisti, i cili aktivizohej me fanellën e Futbol Club Ezeiza, u dëmtua rëndë gjatë takimit dhe u transportua me urgjencë në spital. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme mjekësore dhe operacionit që iu nënshtrua, mjekët nuk arritën ta shpëtonin jetën e tij.

Të lidhura

None found

Lajmi i trishtë u konfirmua nga vetë klubi i Ezeiza-s, i cili e cilësoi këtë si njoftimin më të vështirë në historinë e tij.

Në mesazhin e ngushëllimit, drejtuesit e klubit theksuan se përballë një dhimbjeje kaq të madhe, futbolli dhe rezultatet kalojnë në plan të dytë, duke shprehur solidaritetin e plotë me familjen dhe të afërmit e të riut.

Edhe klubi Nueva Estrella, pjesë e strukturave të futbollit argjentinas, reagoi pas tragjedisë, duke vendosur të pezullojë përkohësisht të gjitha aktivitetet sportive deri të hënën.

“Sot nuk janë rezultatet ato që na bashkojnë, por dhimbja”, ishte mesazhi prekës i klubit, i cili iu bashkua homazheve për 16-vjeçarin.

Vdekja e Abel Nunez, ka rikthyer në vëmendje edhe një tjetër tragjedi të fundit në futbollin spanjoll. Bëhet fjalë për Jesus De Miguel, i cili humbi jetën pas një incidenti në fushën e lojës, pavarësisht ndërhyrjeve mjekësore.

 

të fundit

Petrova: Good neighborliness is part of the conditions for EU membership

Ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Velisllava Petrova thotë se për të gjitha vendet që janë kandidate për përfshirje…

1 second ago

Hoxha: PDK-ja ka dëmtuar besueshmërinë e Kuvendit, Presidencës dhe të vetes

Analisti politik Ylli Hoxha ka kritikuar Partinë Demokratike të Kosovës për mënyrën si e ka trajtuar Ligjin për Dhomat e…

1 minute ago

Kryeministri Rama në Berlin, merr pjesë në takimin e ‘Koalicionit të Vullnetmirëve’ me ftesë të kancelarit Merz

Kryeministri Edi Rama, ndodhet këtë të enjte në Berlin, ku do të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë…

1 minute ago

Krasniqi nga AAK: Kurti s’ka interes për rikthimin e Thaçit

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Dardan Krasniqi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk e dëshiron…

2 minutes ago

Ahmeti e akuzon Kurtin se i doli krah Mickoskit për çështjen e gjuhës shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, e ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se me deklaratën për…

2 minutes ago

Pas gati dy vitesh jashtë fushave për doping, Mudryk flet hapur: Fajëson Kombëtaren e Ukrainës

Mykhailo Mudryk, sulmuesi ukrainas i Chelseat, i cili ka humbur pothuajse dy vjet të karrierës për shkak të një testi…

4 minutes ago