Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se shteti ka bërë gati një plan për kursim. Gjatë takimit me kryetarët e Bashkive në Pogradec, Rama tha se ky plan nuk do të vihet në zbatim mirëpo do të përdoret në rastet emergjente.
Po ashtu, kreu i qeverisë tha se njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm kur të përdorin ujin dhe dritat duke marrë shembull dhe rastin e Gjermanisë e cila e ka vënë planin në zbatim.
‘ E keni parë se cfarë po bën Gjermania? Po shkurton orarin e përdorimit të ujit e dritave. Ne e kemi bërë këtë plan, por është plan emergjence jo sot. Njerëzit duhet të kursejnë, pse duhet të jenë ndezur dritat në këtë hotel, se pronarit këtu nuk i vjen fatura e merituar, se po ti vinte dhe librat do ti lexonte me neonin e rrugës në darke. I keni parë shpenzimet elektrike në Bashki, shikojini. Spo them bëni si unë si gjëmoj që ti fik dritat në kryeministri edhe kur nuk ka krizë, por po them që disa gjëra duhen bërë. ‘- tha Rama.