Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në Bolzano për posedim dhe pazare droge.
Gjatë kontrolleve rrugore, një patrullë ndaloi një makinë të drejtuar nga njëri prej të dyve që jeton jashtë Tirolit të Jugut.
Gjatë hetimeve, shqiptari ka tentuar të heqë qafe një cigare elektronike. Ky veprim rriti dyshimet dhe, policia kontrolloi me kujdes cigaren elektronike, po ashtu edhe dy pajisje të tjera që mbante në makinë, duke gjetur 23 doza kokainë me peshë totale rreth 20 gram.
Më pas kanë ndërhyrë agjentët e seksionit të narkotikëve të skuadrës së lëvizshme dhe kanë kontrolluar një banesë të përdorur nga një bashkëatdhetar i cili ishte mik i të arrestuarit.
Aty u gjetën dhe sekuestruan 179 doza të tjera kokaine. Më pas të dy shqiptarët arrestuan dhe u vunë në dispozicion të prokurorisë publike të Bolzanos.