Këputen sërish telat e tensionit të lartë në zonën e Bradasheshit në Elbasan.
Ngjarja vjen vetëm pas disa ditësh ku telat e tensionit të lartë u këputën duke rrezikuar jetën e banorëve.
Defekti ka ndodhur sërish në të njëjtën zonë. Dëmet te pajisjet elektroshtëpiake të banorëve janë të mëdha.
Për efekt sigurie OSHEE ka ndërprerë energjinë elektrike.
Sipas informacioneve, aktualisht 1800 abonentë janë pa energji.