Olimpia Smajlaj është një ndër vajzat më të njohura të ekraneve shqiptare. Përveç formave trupore perfekte, ajo njihet edhe për zërin e veçantë.
Mirëpo, Olimpia u bë edhe më e njohur për publikun, falë pjesëmarrjes prej dy sezonesh në emisionin “Xing me Ermalin”, ku ishte pjesë e bandës muzikore.
Në një intervistë nga Shiroka, për “Edicionin Veror”, ajo zbuloi shumë të pathëna, nga kujtimet në Shkodër dhe jeta e saj private.
Madje në një moment pjesë e intervistës u bë edhe nëna e saj, me të cilën këngëtarja kishte një ngjashmëri shumë të madhe.
E pyetur se si e ngacmojnë djemtë shkodranë, Olimpia u përgjigjë plot humor: “T’hanksha zemrën”./albeu.com