Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë në brigjet e Korfuzit pasi është kapur me 11 kg e 829 gram marijuanë.
Droga është gjetur në një zonë me shkurre në Potamo, Korfuz në një zonë përballë Kepit të Stillos.
Në banesën e 35-vjeçar, policia ka gjetur edhe 50 gram të tjera marijuanë, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij grek.
Ky është operacioni i tretë në 24 orët e fundit në Greqi. Ne Kozani u kapen 303 kg marijuane, ne Igumenice 77 kg marijuane dhe në Korfuz 11 kg./albeu.com