“Kam rrahur edhe çuna”, modelja kujton sherrin e bujshëm natën e Vitit të Ri (VIDEO)

Modelja Silvana Bushati befasoi me përgjigjen kur deklaroi se kishte rrahur edhe çuna.

Komentet ajo i bëri në një intervistë për Abcnews.al, ku ka deklaruar se është zënë disa herë edhe me meshkuj dhe në një nga këto raste ka rrahur njërin prej tyre.

Sot modele, por shumë prej jush e mbajnë mend Silvana Bushatin, si një prej fitueseve të Kafazit të Artë vite më parë, një format i ngjashëm me Big Brother sot.

Ajo ra në sy për temperamentin e saj dhe në një konflikt me një nga vajzat e shtëpisë asokohe u përshkallëzua në përleshje fizike.

Silvana e lidh këtë natyrë të saj me karakterin ndryshe nga vajzat e tjera duke e krahasuar me atë të një djali ndërsa shton se gjithmonë në shoqërinë e saj kanë dominuar djemtë.

“Femra, një është e deklaruar që e kam rrahur për Vitin e Ri tek kafazi i artë. Meshkuj kam rrah një, mund të jem zënë edhe disa herë sepse kam qenë karakter çuni që fëmijë, kam ndejtur vetëm më shokë”, thotë Silvana Bushati./albeu.com/


Shtuar 5.02.2022 20:47