Kafsha shtëpiake tërheq zvarrë të moshuarin në Tiranë, 64 vjeçari humb jetën

Një 64-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme rreth orës 19:50 në Tiranë. Sipas deklarimeve të familjarëve, 64-vjeçari B.Ç banues në Petrelë, ka humbur jetën, pasi është tërhequr nga një kafshë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Njoftimi:

Më datë 30.05.2024, rreth orës 19:50, në fshatin Petrelë, Tiranë, ka humbur jetën shtetasi B. Ç., 64 vjeç, i cili sipas deklarimeve të familjarëve të tij, është tërhequr nga një kafshë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.


Shtuar 30.05.2024 21:52

Tags: ,