“Ju kurrë nuk mund ta ndalni pasionin tonë”, tifozat kuqezi “flak” në “RCDE Stadium” (VIDEO)

Kombëtarja jonë u mposht 1-2 nga Spanja në miqësoren e luajtur në “RCDE Stadium, në një ndeshje ku kuqezinjtë e Edi Rejës zhvilluan një ndeshje të mirë përballë kombëtares iberike.

Një stadium që kishte të pranishëm një numër të lartë tifozësh, nuk mungonin edhe mbështetësit e kombëtares shqiptare.

“Tifozat Kuq e Zi” që janë edhe tifozët zyrtarë të kombëtares kanë krijuar atmosferë të shkëlqyeshme në shkallët e stadiumit.

“Tifozat Kuq e Zi” kanë publikuar në rrjetet sociale një video ku tregojnë atmosferën e krijuar, teksa kanë shkruar: “Ju kurrë nuk mund të ndalni pasionin tonë”!

Aty shihen një atmosferë e zjarrtë, teksa kanë ndezur fishekzjarrë dhe këndonin vazhdimisht këngë dashurie për atdheun dhe ekipin kombëtar kuqezi./albeu.com/


Shtuar 27.03.2022 14:38