Teksa deputetet e opozitës kapërcenin kangjellat e portës e parvazet e dritareve pasi garda u kishte mbyllur derën, socialistëve në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave iu desh vetëm një orë për të miratuar të gjitha ndryshimet fiskale për vitin e ardhshëm. Mbledhja online e ofroi këtë komoditet për mazhorancën.
“Unë dua të sigurohem që projektligji të përfshijë përjashtimin nga TVSh të mëshqerrave të mbarsura që vijnë në territorin e Republikës së Shqipëroi dhe që lindin këtu, pranë blegtorëve,” u shpreh deputeti socialist Erion Braçe.
Garancinë se nga tatimi mbi vlerën e shtuar do të përjashtohen jo vetëm mëshqerrat, por edhe kategori të tjera në blegtori, Braçe mori nga zëvendës-ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Vasilika Vjero.
“Jemi në proces bisedimesh me Ministrinë e Bujqësisë që të miratojmë edhe një listë përfundimtare ku të përfshihen edhe derrat apo kategori të tjera.”
Ndër ndryshimet fiskale të miratuara nga deputetët e mazhorancës ishte dhe rritja e taksës së karbonit e cila nga 3 lekë për kilogram do të rritet në 15.3 lekë deri në vitin 2030. /albeu.com
TeutaGjatë kësaj periudhe, tek Teuta janë kujdesur maksimalisht për “revolucionin”, menjëherë pasi i “vunë kapakun” qëndrimit në elitë me përfundimin…
Tiranë/Dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Frosina Plaku”. U konfliktuan me sende të forta dhe mjet prerës,…
Ashtu si shumica e prodhuesve të makinave, Bentley e ka shtyrë qëllimin e saj ambicioz për t'u bërë tërësisht elektrik.Gama…
Eliminimi i Portugalisë nga Spanja në fazën e 1/8-tës së Kupës së Botës 2026 ishte i vështirë për Ricardo Quaresma.Ish-lojtari…
Champions LeagueKualifikueset e UEFA Champions League do të nisin ditën e sotme, për ndeshjet e aktit të parë, aty ku…
Teksa vendi është përfshirë prej më shumë se një muaji nga një valë protestash masive që kërkojnë largimin e kryeministrit…