Categories: sport

Teuta zgjedh Banskon për fazën përgatitore, Edlir Tetova teston skuadrën me 4 miqësore para sezonit të ri

Pas sigurimit të qëndrimit në elitë me mbylljen e ndeshjes së play-out në “Abissnet Superiore”, te Teuta puna është përqendruar plotësisht te ndryshimet e mëdha në skuadër.

Klubi durrsak ka hyrë në një proces të thellë transformimi, duke nisur nga pankina dhe stafi teknik, deri te lëvizjet e shumta në organik me afrime dhe largime. Në kuadër të përgatitjeve, ekipi do të udhëtojë drejt Bullgarisë, aty ku do të zhvillojë fazën përgatitore në Bansko, destinacioni i njëjtë i zgjedhur edhe nga Egnatia.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit më të fundit të publikuar në rrjetet sociale nga klubi i Teutës, gjatë kësaj faze janë programuar 4 ndeshje miqësore. Takimi i parë do të luhet më 10 korrik ndaj Ludogorets, ndërsa më 11 korrik është planifikuar sfida me Lokomotiv Sofia.

Dy testet e tjera do të zhvillohen më 15 korrik kundër Hapoel Haifas dhe më 16 korrik ndaj CSM Slatinas.

Përmes këtyre përballjeve, trajneri Edlir Tetova do të ketë rastin të shohë nga afër kontingjentin që ka në dispozicion, para nisjes së aventurës së re me Teutën në sezonin 2026/27 të Superiores.

të fundit

Integrimi i sistemeve të pagave dhe personelit synon eliminimin e regjistrimeve të përsëritura

Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike ka prezantuar sot ndërlidhjen e Sistemit Informativ për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore (SIMBNJ) me…

1 second ago

OVL-UÇK: Vendimi ndaj Thaçit është i papranueshëm, institucionet e Kosovës duhet të reagojnë

Xhavit Jashari nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së e ka cilësuar të papranueshëm dënimin e ish-presidentit të Kosovës,…

20 seconds ago

Greqi, zarfi me pluhur të bardhë shkakton alarm në Ministrinë e Mbrojtjes së Qytetarit

Në alarm janë vendosur organet greke të Rendit pas zbulimit të një zarfi me pluhur të bardhë që ka mbërritur…

28 seconds ago

Më është rekomanduar ndërhyrje kirurgjikale/ Veliaj kërkon të jetë në seancë, Dumani: Nuk kemi raport mjekësor për gjendjen e tij

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është zhvilluar sot seanca e gjyqit në themel për kryebashkiakun…

4 minutes ago

Më 26 nëntor, ejani në ‘Air Albania’”, Arben Meta: Iniciativa e biletave me 200 lekë ishte e presidentit Demrozi

Egnatia, presidenti Agim Demrozi Egnatia do të përballet me Lincoln Red Imps më 26 nëntor, ndeshje e cila do të…

6 minutes ago

Shorti i “Euro 2028”, Kosova dhe Irlanda duelojnë për vendin në vazon e dytë

Tashmë dihet dhe është përcaktuar vendosja e pothuajse të gjitha kombëtareve për shortin për kualifikimet e Evropianit 2028. Në fakt,…

11 minutes ago