Categories: sport

Quaresma shpërthen pas largimit të Portugalisë: Më mirë të ndalem, ndryshe do të them gjëra për të cilat mund të pendohem

Humbja e Portugalisë ndaj Spanjës në fazën e 1/8-tës së Kupës së Botës 2026 u përjetua rëndë nga Ricardo Quaresma.

Ish-futbollisti i kombëtares portugeze, që po e ndjek kompeticionin në rolin e komentatorit për “LiveMode TV”, kritikoi me tone të forta paraqitjen e skuadrës së tij, madje duke hyrë në një debat të drejtpërdrejtë me Ruben Dias pas përfundimit të ndeshjes.

Të lidhura

None found

“Të gjithë thanë se kjo ishte gjenerata më e mirë në historinë e Portugalisë. Në ç’kuptim është më e mira? Çfarë kanë fituar? Po shkojmë në shtëpi me kokën ulur. Kemi lojtarë të shkëlqyer në mesfushë, shumë talent, por në këtë Kupë Bote ishin shumë, shumë të vakët”, u shpreh fillimisht ish-ylli portugez.

https://x.com/TouchlineX/status/2074356358908969316

Më tej, ai shtoi: “E njëjta gjë vlen edhe për sulmin, dhe mbrojtja dukej e humbur. Më mirë të ndalem, përndryshe do të them gjëra për të cilat do të pendohem më vonë”.

Quaresma vazhdoi me kritika edhe më të ashpra për mënyrën si luajti Portugalia: “Asgjë nuk funksionoi, nga fillimi deri në fund. Gjithçka shkoi keq. Ia dhamë fitoren Spanjës, ata bënë çfarë të donin. Ecëm nëpër fushë, ishim të ngadaltë, pa asnjë vullnet”.

Pak minuta më pas, në intervistën e zakonshme pas takimit, para kamerave doli një nga kapitenët e ekipit, Ruben Dias, i cili dha vlerësimin e tij për ndeshjen.

“Ndjeva se po përmirësoheshim. Ndeshja kundër Kroacisë nuk ishte perfekte, por ishte një provë e rëndësishme. Për mua personalisht, kjo ishte ndeshja më e mirë që kam luajtur kundër Spanjës”, tha Dias në mbrojtje të skuadrës.

Megjithatë, Quaresma nuk ishte aspak dakord me këtë analizë: “Nuk pajtohem me ty, Ruben. Kjo skuadër duhej të luante shumë më mirë. Ke lojtarë të klasit botëror dhe cilësinë për të mposhtur Spanjën. Ajo që pashë sot ishin shumë pasime prapa dhe anash, shumë posedim pa asnjë përpjekje për të thyer linjat e tyre ose të paktën për të gjuajtur në portë”.

Ai theksoi më tej mungesën e rasteve konkrete të krijuara nga Portugalia: “Përveç rastit të Nunos dhe asaj goditjeje me kokë në minutat e fundit, ju nuk krijuat praktikisht asgjë. Vetëm posedimi i topit nuk fiton. Keni lojtarë si Rafael Leao, Pedro Neto dhe Francisco që mund ta kalojnë portierin në lojë një me një. Duhet t’i përdorni më shumë këto cilësi”.

Ruben Dias iu kundërpërgjigj kësaj me qetësi dhe respekt të ndërsjellë: “Keni qenë mjaftueshëm gjatë në futboll për të ditur se ndërtimi i një skuadre kombëtare nuk është i lehtë. Spanja ka një identitet unik futbolli. Lojtarët e tyre rriten me të njëjtën filozofi. Ne në Portugali kemi individë të jashtëzakonshëm, por pa një bazë kaq të përbashkët. Futbolli i mirë nuk ka të bëjë vetëm me driblimin ose sulmin përpara sa herë që ka hapësirë. Ka të bëjë edhe me kontrollin e lojës, mbajtjen e posedimit të topit dhe gjetjen e ekuilibrit”.

të fundit

Dronë të paautorizuar pranë aeroportit të Luksemburgut, ndërpriten fluturimet dhe preken mbi 1,800 udhëtarë

Autoritetet e Luksemburgut kanë nisur hetimet pasi disa dronë u panë në hapësirën ajrore pranë aeroportit kryesor të vendit, duke…

1 second ago

SHBA jep miratimin paraprak për paketën ushtarake prej 2.7 mld dollarësh për Ukrainën

Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi Kongresin për miratimin paraprak të paketës, e cila përfshin disa lloje raketash, sisteme lëshimi, radarë…

22 seconds ago

Bratu para sfidës me Egnatian: Kundërshtari më i fortë i tri viteve të fundit, më vjen keq për Malajn

Florin BratuEgnatia dhe Partizani do të përballen të dielën e 20 shtatorit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 5-të…

6 minutes ago

Identifikohen tre veprimtarë të njohur pas zhvarrosjes së 23 personave në Mitrovicë

Në mesin e 23 personave, mbetjet mortore të të cilëve janë zhvarrosur së fundmi në Mitrovicë, janë identifikuar edhe tre…

9 minutes ago

Koci kërkon shpjegime nga ekipet mbrojtëse të drejtuesve të UÇK-së për zhvillimet në Hagë

Avokati Arianit Koci kërkon nga avokatët e drejtuesve të UÇK-së të dalin publikisht dhe të tregojnë se çka ka ndodhur…

9 minutes ago

Bardhi për Ballukun: Mungesa në Kuvend dëshmon tensionet me Ramën, SPAK të mos ndjekë llogaritë politike

Gazment Bardhi, drejtuesi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ka reaguar përsëri lidhur me çështjen e Belinda Ballukut dhe qëndrimin…

18 minutes ago