Ish-partnerja e shqiptarit më të pasur në botë, sot me famë ndërkombëtare, e gjeni dot për kë bëhet fjalë? (FOTO LAJM)

Bëhet fjalë për një nga këngëtaret më të famshme të panoramës së muzikës italiane, por jo vetëm, këngëtarja më origjinë shqiptare Anna Oxa. Më një pamje krejt të veçantë dhe gjithmomë në tendencë Anna Oxa ka lënë shenjën e saj jo vëtëm në muzikë, por dhe me mënyrën dhe stilin e saj të jetës.

Ana mban mbi supe një karrierë të gjatë 41 vjeçare. Ishte vetëm 16 vjeçe kur fitoi Sanremon në kategorinë e të rinjve dhe me pamjen e saj kameleontike ka përfaqësuar mijëra gra. Që me stilin punk në fillimet e karrierës, sensuale në vitet’88, luftarake në vitin ’99 etj. Tashmë Ana është zhvendosur në Zvicër, ku vazhdon artin e saj e rrethuar nga një natyrë mbresëlënëse dhe magjike, me malet, ujëverat dhe pyjet përreth.

Këngëtarja ka lënë prapa 3 martesa, e para në vitet’80 me profesorin Franco Ciani, më pas martesa me Bexhet Pacollin dhe e treta me ish- truprojen e saj 22 vjet më te ri Marco Sansonetti e cila zgjati 3 vjet. Për një kohë të gjatë ka qenë e lidhur me muzikantin Gianni Belleno me të cilin ka dhe dy fëmijë, Françeskën dhe Qazimin.

Behgjet Pacolli është shqiptari më i pasur në botë dhe martesa e Anna Oxës me të ka bërë gjithnjë interes për mediat vendase.
Kujtojmë se dy vite më parë, e ftuar në “E diela Shqiptare”, Anna Oxa u surprizua nga Kryeministri Rama i cilii dha asaj pashaportën shqiptare duke e quajtur “E dërguara e Skënderbeut “./albeu.com/


Shtuar 24.09.2022 11:04