Nga muaji korrik është njoftuar se do të hyjnë në fuqi rritja e pagave dhe pensioneve. Ministri i Financave Ervin Meta deklaroi gjatë një interviste për gazetaren Rajmonda Lajthia në emisionin E-ZONE, se këtë vit parashikimet janë që do të ketë një paketë mbështetëse për shtresat në nevojë
“Ne kemi buxhetuar ideksimin, kemi buxhetuar edhe shpërblimin e fundvitit, por në varësi edhe të të ardhurave, të cilat deri tani kanë patur një ecuri të mirë, ne po konsiderojmë që deri në fund të vitit të kemi një paketë të re për shtresat në nevojë”, tha ministri për E-ZONE
Masa e indeksimit pritet të përcaktohet, pasi INSTAT të evidentojë se sa është inflacioni vjetor për shportën e pensionistëve. Ndërsa bonusi i fundvitit pritet të jetë në masën 5 mijë lekë.
Prej disa vitesh bonusi i fundvitit është bërë pjesë e ligjit të buxhetit, çka do të thotë është kthyer një detyrim ligjor për tu shpërndarë./vizionplus.tv