I riu shqiptar kapet duke shitur drogë dhe arrestohet nga policia italiane

Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi është kapur “mat” nga policia duke shitur lëndë narkotike.

Në momentin që është kapur, shqiptari ka qenë duke shpërndarë dy qese me nga dy gram kokainë.

Pas kontrollit të policisë në banesë, iu gjetën edhe 11 kokainë, peshore dhe materiale për paketimin e lëndëve narkotike.

Nga ana tjetër blelësi është proceduar penalisht në gjendje të lirë.