I përfshirë në vrasjen e Alkisit, lëshohet urdhër arresti ndërkombëtar për 20-vjeçarin në Shqipëri

Një urdhër- arrest është lëshuar për shqiptarin, Roxhers Demirazi, i icli është shpallur në kërkim si i pëfshirë në vrasje e Alkis Kampanos në Selanik.

Mediar greke raportojnë se 20-vjeçari fshihet në vendin tonë, pas aktit brutal ndaj të riut grek.

Urdhër-arresti ka tanimë ka mbërritur në Ministrinë e Brendshme në Shqipëri. Hetimet kanë nisur nga pika kufitare, por deri më tani nuk ka një asnjë informacion se ku mund të ndodhet i kërkuari.

Ndërkohë që sot nisin seancat për 8 të arrestuar në gjykatën greke. Tre prej tyre sot do të kalojnë nëpër derën e hetuesve, ndërsa procesi gjyqësor do të vazhdojë nesër (e enjte) dhe pritet të përfundojë të premten. 8 personat janë arrestuar të dielën pasi akuzohen si të përfshirë në vrasjen e Alkisit.

Në 24 orët e mëparshme një tjetër person është dorëzuar pranë organeve të akuzës, i cili ishte identifikuar si i përfshirë në vrasje dhe pritet të dalë para gjykatës.

Të gjithë të mësipërmit ndiqen penalisht për vrasje të përbashkët. Mes tyre janë tetë grekë dhe një shqiptar, 20 deri në 25 vjeç. /albeu.com


Shtuar 9.02.2022 09:54