Aksioni për gjetjen e 10-vjeçarit të humbur në lumin Fan, është përmbyllur, për sot, për të vijuar sërish nesër.
Polumbarët, policia, zjarrfikëset, familjarët dhe banorët e zonës kanë nisur që në mëngjes kërkimin e fëmijës, por pa rezultat.
Vetëm disa kilometra larg vendit ku fëmija ka humbur gjurmët, është gjetur topi, ndërsa në një tjetër kënd te bregut te lumit është gjetur bluza e 10 vjeçari.
Sebastiano Laska ra në lumë teksa tentoi të merrte topin pasditen e së martës.
Ndërkohë në familje ka pllakosur dhimbja për humbjen e tij./albeu.com