Babai me dy djemtë e tij të mitur u mbytën sot në plazhin e Kavajës.
Elvis Halilaj rreth 55 vjeç, me dy djemtë e mitur rreth 13 dhe 15 vjeç u mbytën teksa ishin në det.
Burime bëjnë me dije se babai hyri në det për të shpëtuar një nga dy fëmijët e tij që po rrezikonte të mbytej, për fat të keq u mbytën të tre.
Policia bën me dije se viktima janë nga Kosova. Gazetari Igli Çelmeta raporton se sipas komunikimit me dëshmitarët okularë, ambulanca ka mbërritur ne vendngjarje rreth një orë e gjysmë me vonesë.
Sakaq mësohet se nuk ka pasur roje bregdetare që të ndalonin pushuesit të hynin në det./albeu.com/