Hidhet shorti/ Kuvendi dërgon emrat e kandidatëve për vakancat në KLP dhe KLGJ

Në Komisionin e Ligjeve është hedhur shorti për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësorë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e avokatëve.

Për Këshillin e Lartë Gjyqësor u përzgjodhën dy kandidadurat, konkretisht Artan Reçi dhe Albens Tabaku.

Ndërsa për Këshillin e Lartë të Prokurorisë u zgjodhën kandidaturat Saimir Kola dhe Erind Mërkuri.

Emrat do të dërgohen në Kuvend dhe nëse nuk marrin shumicën prej 84 votash, do të rikthehen në nënkomision për ripërtëritjen e procedurës.