Habit Bebe Rexha: Më pëlqen shumë muzika arabe, më ngjan me atë shqipe (FOTO LAJM)

Këngëtarja shqiptare më famë botërore, Bleta Rexha, e njohur si “Bebe”, është shprehur se e pëlqen shumë muzikën arabe, pasi sipas saj i ngjason shumë me atë shqiptare.

Artistja me famë botërore është mjaftë aktive në platformat e rrjeteve sociale, ku publikon fotografi e video nga jeta e saj.

Së fundmi, Bebe ka zbuluar detaje nga jeta e saj, ku ka zbuluar se kohë më parë ka studiuar gjuhën arabe. Për këtë fakt, këngëtarja ka thënë se i dëgjon shpesh këngët arabe, pasi i duken shumë të ngjashme me ato shqiptare.

“Fakt interesant, kam studiuar arabisht kur isha më e re. Unë e dua muzikën arabe. Më duket shumë e ngjashme me muzikën shqiptare. Edhe TikTok-u më bëri të varur nga kjo këngë aq argëtuese”, shkroi Bebe./albeu.com/


Shtuar 24.10.2021 22:57