Gripi i shpendëve duket se po përhapet me shpejtësi jashtë fermave që merren me rritjen e pulave në Durrës.
Mësohet se në fshatin Grabian, Lushnje më shumë se 60 pula kanë ngordhur dhe dyshohet se mund të jenë prekur nga gripi i shpendëve.
Në këtë ferme ka shkuar veterineri për të marrë kampione që do të dërgohen për analiza në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare, Tiranë.
Kujtojmë që fillimisht gripi u konfirmua në Durrës, teksa ditën e sotme u konfirmua gjithashtu edhe te pelikanët në liqenin e Prespës. /albeu.com