Goditi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, vetëdorëzohet autori

Është vetëdorëzuar në polici shtetasi Ormir Gucia, autori i cili la të lënduar efektivin e policisë, Admir Okaj

Efektivi i policisë gjatë konfliktit ka qenë jashtë orarit të shërbimit, ndërsa gjatë sherrit, dyshohet se arma e shërbimit e punonjësit të Policisë është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme, por pa shkaktuar dëmtime.


Shtuar 25.03.2024 18:35