“Gjysma ime ti”, Stresi çudit me fjalët ndaj Noizyt dhe tregon nëse do të ketë bashkëpunim muzikor (FOTO LAJM)

Dy reperët e njohur në tregun muzikor shqiptar, Noizy dhe Stresi, duket se i kanë dhënë fund armiqësisë së tyre të hershme.

Muajt e fundit, ata kanë treguar se i kanë sheshuar problemet dhe tashmë gëzojnë një raport të mirë.

Së fundmi, Noizy ka treguar mbështetjen për projektin e ri të Stresit.

Noizy ka publikuar këngën e re në Instastory, postim të cilin më pak e ka shpërndarë dhe Stresi. Mirëpo, ajo që tërhoqi vëmendjen ka qenë mbishkrimi me të cilin e ka shoqëruar. “Gjysma ime ti.”, ka shkruar reperi shoqëruar me emojin e një peshkaqeni.

Kujtojmë që Stresi iu përgjigj pyetjes që merr më së shumti tani nga ndjekësit. Kur do të vijë me një duet me Noizy-n?

“E rëndësishme është që gëzojmë respekt për njëri-tjetrin dhe jemi bashkë. Për të tjerat vijnë vetë pa plane. Respekt për të gjithë fansat. Vetëm kështu të bashkuar, nuk ka asgjë që na thyen”, tha ai./albeu.com/