Gjykata e la në burg, shefi i komisariatit të Kurbinit pranon njohjen me Gëzim Çelën: Nuk e shmangia dot!

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë për Dritan Metajn, shefin e komisariatit të Kurbinit i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme.

Ai akuzohet se ka bashkëpunuar me grupin e trafikantëve të drogës, pjesë e së cilës është edhe Gëzim Çela.

Në Gjykatë, Metaj ka pranuar njohjen dhe takimet me Gëzim Çelën dhe i ka argumentuar me njohjen e mëparshme që ka pasur me të. Ndërsa ka pranuar fajësinë.

“Kam bërë gabim por e kam bërë pasi e njihja më herët dhe nuk e shmangia dot”, tha Metaj.

Ditën e djeshme SPAK zhvilloi një operacion, vijim i operacionit “Flakë në det”, i cili u shtri në disa qytete.

Masa “arrest me burg” u lëshua për shtetasit Gëzim Çela, Arben Dalipaj, Roland Guxo si dhe Dritan Meta, shef i policisë Laç.

Por ekzekutimi i masës u bë vetëm për Metajn pasi tre persona e tjerë rezultojnë se janë jashtë vendit dhe u shpallën në kërkim.

“Flakë në det”

Faza e parë e operacionit “Flakë në det” u finalizua më 16 gusht 2023.  Gjatë operacionit  u sekuestruan 2 armë zjarri, 200 fishekë ushtarakë kalibri 9, një automjet tip “Audi”, si dhe vlera monetare 45 mijë euro, 250.000 mijë shqiptare, 500 paund, 50 franga zvicerane.

Gjithashtu u sekuestruan 25 aparat celular, një sasi prej 28 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis u gjet pranë vendit ku u gjet veliera e djegur. U arrestuan 6 persona, 4 shqiptarë dhe 2 shtetas ukrainas.

Të arrestuarit 

Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë;

Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Laç;

Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë;

Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç, banues në Ukrainë;

Kostiantyn Biellon, 44 vjeç, banues në Ukrainë.

/Albeu.com


Shtuar 10.10.2023 15:28