Një rast i gërryerjes së shtratit të lumit Mat u zbulua gjatë natës.
Policia gjeti 5 kamionë dhe 1 ekskavator, me të cilat gërryhej dhe transportoheshin inertet e përfituara në mënyrë të jashtëligjshme.
Në kërkim u shpall administratori i subjektit për llogari të të cilit punonin mjetet e rënda, 48-vjeçari me iniciale P. K.