Gërryenin shtratin e Bunës gjatë natës për të marrë interte, e pësojnë 5 persona në Shkodër

Policia e Shkodrës ka proceduar penalisht 5 persona, të cilët janë kapur duke dëmtuar shtratin e lumit Buna gjatë natës.

  1. K., A. S., M. D., K. S. dhe B. D. u ndaluan teksa gërryenin shtratin e lumit me ekskavator dhe transportonin inertet me kamionë.

Këta 5 shtetas, të organizuar në një subjekt ekonomik, me përgjegjës shtetasin S. K. dhe me punonjës 4 shtetasit e tjerë, e kyenin këtë paligjshmëri kundër mjedisit, duke fshehur të ardhurat që gjeneronin.

Njoftimi:

U kapën në flagrancë, në orët e para të mëngjesit, teksa merrnin ilegalisht inerte, me ekskavator dhe me kamionë, procedohen penalisht 5 shtetas (përgjegjësi i subjektit ekonomik dhe 4 punonjës).

Sekuestrohen një ekskavator dhe 3 kamionë të mbushur me inerte.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i kontrolleve dhe patrullimeve, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një rast të gërryerjes së shtratit të lumit Buna, me qëllim nxjerrjen e kundërligjshme të inerteve, kanë kapur rreth orës 02:30 të mëngjesit, shtetasit S. K., A. S., M. D., K. S. dhe B. D., teksa gërryenin shtratin e lumit me ekskavator dhe transportonin inertet me kamionë.

Këta 5 shtetas, të organizuar në një subjekt ekonomik, me përgjegjës shtetasin S. K. dhe me punonjës 4 shtetasit e tjerë, e kyenin këtë paligjshmëri kundër mjedisit, duke fshehur të ardhurat që gjeneronin.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. K., 35 vjeç, A. S., 60 vjeç, M. D., 34 vjeç, K. S., 47 vjeç dhe B. D., 38 vjeç. Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një ekskavator dhe 3 kamionë të mbushur me inerte.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 25.08.2023 16:56