Garda në gatishmëri për protestën e Berishës, pozicionohet te Kuvendi (FOTO LAJM)

Protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha për nxjerrjen e kryetarit të PD-së Lulzim Basha nga zyra, pritet të shoqërohet me trazira.

Për të parandaluar çdo akt dhune, përveç forcave të Policisë së Shtetit, në gatishmëri është vënë dhe “Garda”.

Ata janë pozicionuar para Kuvendit, i cili ndodhet pak metra larg selisë së Partisë Demokratike.

Gjithashtu 15 automjete policie kanë zbarkuar në krah të Parlamentit.

Përveç këtyre mjeteve, janë 3 autobote me ujë dhe një autoblindë i Forcave Speciale, RENEA gjenden aty për çdo rast./albeu.com


Shtuar 8.01.2022 10:22