“Furnizonte” lokalet e bregdetit në Himarë me kokainë, arrestohet 27-vjeçari nga Tirana

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia në Himarë pasi shpërndante doza të lëndës narkotike kokainë në lokale përgjatë vijës bregdetare.

Policia ka intensifikuar kontrollet në të gjitha plazhet e qarkut, me qëllim parandalimin e paligjshmërive, si dhe për garantimin e një sezoni turistik të sigurt.

Si autor i dyshuar i këtij rasti u kap në flagrancë në vendin e quajtur “Potam 2” si dhe u arrestua shtetasi 27 vjeçari, banues në Tiranë. Gjatë kontrolleve ndaj 27-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, në rreth 50 doza, një pjesë e të cilës e gatshme për shitje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me një peshore elektronike, një shumë parash në euro dhe në lekë, e dyshuar e përfituar nga shitja e dozave, si dhe dy celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme./Albeu.com/


Shtuar 29.06.2023 13:54