Një peshkaqen i rrallë është gjetur ditën e sotme në gjirin e Vlorës.
Burime bëjnë me dije se është gjetur i ngordhur një peshkaqen dhelpër i quajtur në gjuhën shkencore “Alopias vulpinus”.
Peshkaqeni është marrë dhe dërguar në laborator ku do të kryhet studimi dhe më pas do të balcamoset. Peshkaqeni i këtij llloji është i rrallë në ujërat e detit Mesdhe.
“Alopias vulpinus” është një specie e radhë në ujërat tona, por jo kërcënuese për jetën e qytetarëve pasi ata nuk kanë sjelle agresive ndaj njerëzve.
Foto nga Aleksander Golemaj: