Fillon zbatimi i urdhrit, dorëzohet te shteti shtesa pa leje në qendër të Tiranës, Rama: Askush nuk foli

Pasi kryeministri Edi Rama lajëmroi vendimin se shtesat pa leje të ndërtimeve do t’i kalojnë shtetit, duket se një nga këta ndërtues ka marrë hapin për ta bërë i pari diçka të tillë.

Rama ka ndarë një video mesazh në rrejtin social Facebook, ku thotë se i janë dorëzuar shtetit 4 mijë e 646 metrave katrorë, ndërtuar pa leje në qendër të Tiranës.

“FIRMOSET AKTI I PARË I DORËZIMIT tek shteti i 4 mijë e 646 metrave katrorë, ndërtuar pa leje në qendër të Tiranës, të cilat do të përdoren sipas ligjit për interes publik”, shkruan Rama krah videomesazhit.

“Askush as opozitat që sëlënë akuzë pa bërë as mediat që slënë gjë pa thënë as drejtësia që s’lë avlli apo papafingo pa ndëshkuar, nuk i pa nuk i tha, nuk i dëgjoi katet e ndërtuara pa leje në qendër të Tiranës. Sepse çdokush e ka të ngjyer gishtin në mjaltin e tullave të betonit”, dëgjohet ai të thotë ndër të tjera në video. /