Feja kundër surrogacisë/ Këshilli Ndërfetar takim në Ministri: Tërhiqni projektligjin

Komunitetet fetare në bllok në Shqipëri kanë kundërshtuar projektligjin e ri “Për shëndetin seksual dhe riprodhues” të njohur si ligji i surrogacisë.

Këshilli ndërfetar në Shqipëri i përbërë ngë Komuniteti Musliman, Kisha Katolike, Kisha ortodokse autoqefale, Kryegjyshata Botërore Bektashiane si dhe kisha ungjillore dhanë argument e tyre kundër përpara ministrisë së shëndetësisë.

Të lidhura

None found

‘’Projektligji përmban disa pika që për ne janë shumë të rëndësishme që në këtë formë të mos kalojnë siç është sterilizimi, rritja e moshës së abortit, nënat zëvendësuese apo surrogate dhe pjesë të tjera që përmban ky ligj.

Për komunitetet fetare në Shqipëri shprehen kundër këtij projektligji’’.

Përfaqësuesit e këshillit ndërfetar thanë se me këtë projektligj ndër të tjera rrezikohet familja dhe jeta.

Projet Ligji për surrogacinë deri më tani është kundërshtuar nga komunitetet fetare, partitë e opozitës si dhe organizata të shoqërisë civile dhe komuniteti LGBT.


Shtuar 28.05.2024 15:52