“Falem 5 vakte”, Çiljeta në sfilatën myslimane: Uroj ta vë shaminë një herë e përgjithmonë! (FOTO LAJM)

Çiljeta Xhilaga së fundmi u bë pjesë e një sfilate të modës myslimane që u organizua në Tiranë.

Këngëtarja u shpreh se uronte ta vendoste shaminë njëherë e përgjithmonë, pasi sipas saj, ajo është një besimtare e devotshme.

“Unë falem pesë vakte, kam tre vjet. Kam ndjerë paqe shpirtërore me veten time dhe më janë plotësuar shumë dua (lutje) kur i lutem Zotit”, ka shtuar më tej këngëtarja.

Kujtojmë se Çiljeta ka qenë një ndër këngëtaret më të mëdha të skenës shqiptare./albeu.com/


Shtuar 21.03.2022 15:43