Ermali i përmendi Dubain në mes të spektaklit, zbulohet çfarë ndodhi në prapaskenat e “DWM” me Arta Nitajn (VIDEO)

Modelja e njohur Arta Nitaj u konfirmua disa ditë më parë si një prej konkurenteve të “Dance With Me”, teksa ditën e hënë dha performancën e saj të parë të kërcimit në puntatën e partë të programit. Një sfidë ndryshe për modelen dhe blogeren, që para pak muajsh u vu në qendër të vëmendjes, kryesisht të rrjeteve sociale se sa të mediave, teksa u përfol për një skandal të mundshëm me protagonist Youtuber-in britanik, Teddy Grey dhe që kishte në qendër edhe udhëtimet e saj në Dubai.

Gjithsesi, modelja që mohoi me heshtjen e saj përfshirjen në një histori të tillë, duket se e la pas atë me pjesëmarrjen në një prej progarmeve më të ndjekur në televizion, e megjithatë një koment nga pjesëtari i jurisë së “Dance With Me”, i ka lënë Artës shije të keqe, edhe pse këtë nuk e ka shfaqur në ekran.

Kështu, duke komentuar kërcimin e saj dhe faktin që është shumë në formë, kryetari i jurisë Ilir Shaqiri dhe Ermal Mamaqi flasin dicka në lidhje me Brazilin, ndërsa komediani përmend edhe Dubai-n, koment që në skenë duket sikur vë më shumë në siklet Alketa Vejsiun se sa Nitajn, që e kalon gjithcka me një buzëqeshje.

@lyrics_lorenzo #viral #fyp #qeshmelot🤣🤣🤣 #shqip #shqipe #🇦🇱 #albania #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #meme #funny #lyrics_lorenzo #goviral #pleasegoviral ♬ original sound – Lorenzzo

Megjithatë, sipas “Kryefjala.com”, modelja nuk ka arritur t’i mbajë lotët në prapaskenën e programit, ndoshta pasi nuk e ka pritur këtë koment nga Ermali dhe ardhjen në program e ka parë si një mundësi për t’ju larguar aludimeve. Megjithatë presim c’do të ndodhë në puntatën tjetër, ose nëse do të ketë ndonjë deklaratë nga palët. Dhe nuk e dimë cfarë do bënte Arta nëse do ishte ende në juri Robert Aliaj.