Enca në një lidhje? Këngëtarja na fut në dyshime me fotografinë që postoi (FOTO LAJM)

Këngëtarja Enca Haxhia vijon të mbetet në qendër të mediave shqiptare.

Në rubrikën “ask me a question” në Instagram, ajo u është përgjigjur disa pyetjeve të publikut, ku më pikantja ka qenë nëse ajo është në një lidhje ose jo.

Enca iu kthye duke dhënë një përgjigjë që na bëri të gjithëve konfuzë.

“Ndoshta po, ndoshta jo”, ka shkruar ajo në gjuhën angleze, teksa ka postuar një foto të dorës së saj, të bashkuar me dorën e një djali misterioz.

Ende nuk e dimë me siguri nëse egziston një djalë në zemrën e këngëtares, edhe pse përgjigjja e saj na ka nënkuptuar shumë.

Ajo postoi gjithashtu edhe gjërat që i pëlqejnë më shumë te një djalë, duke thënë se e tërheq pamja, sjellja, inteligjenca, humori dhe besnikëria.

Enca zbuloi arsyen pse ka bërë një pushim në tregun muzikor, duke rrëfyer se ka patur nevojë për kohën e saj si dhe ndau lajmin që këtë vit do të ketë shumë projektë të reja. Njëkohësisht, ajo postoi një “Poll” duke paralajmëruar se shumë shpejt do të ketë muzikë të re.

Shtuar 22.01.2022 21:58