Një 60-vjeçar i plagosur me armë zjarri në këmbë ka shkuar në spital ku ka kërkuar ndihmë mjekësore.
Ngjarja e cila ka ndodhur në Kombinat nuk ka ende një zbardhje të plotë, pasi nuk dihet nëse shtetasi Murteza Lika e kanë plagosur apo është vetë plagosur.
Paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuan nga problemet e shëndetit mendor.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 23.05.2022, rreth orës 20:45, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, shtetasi M. L., rreth 60 vjeç, banues në Kombinat, i cili në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri.
Nuk dihen rrethanat nëse është vetëplagosur apo e kanë plagosur.
Paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com