Ilir Beqja ka refuzuar të marrë mandatin e Benet Becit, i cili e dorëoi pasi në 14 maj garon për postin e kreut të Bashkisë së Shkodrës.
Pas refuzimit të Beqajt, Frrok Gjini është ai që do të marrë mandatin, dhe do të ulet në vendin e Becit në Kuventin e Shqipërisë.
KQZ ka ftuar Gjinin për të marrë mandatin, i cili pritet t’i jepet pas mbledhjes së nesërme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Benet Beci dorëzoi mandiatin e deputetit për të garuar për postin e kryetarit të Bashkisë së Shkodrës nën logon e Partisë Socialiste, ku përballë tij do të jetë kreu aktual i Bashkisë, Bardh Spahia, i cili garon nën koalicionin “Bashkë Fitojmë”, të udhëhequr nga Ilir Meta dhe Sali Berisha.