shqiperi

EMRI/ I zhdukur prej 9 ditësh, prindërit e të riut nga Berati kërkojnë ndihmën e policisë për gjetjen e djalit

Një 33-vjeçar nga lagjia “Uznovë” në Berat rezulton i zhdukur prej 9-ditësh. Ai është larguar nga banesa e tij pa njoftuar askënd.

Sokol Ago mësohet se ka dalë nga shtëpija e tij mesditën e 15 shkurtit dhe që prej asaj dite familjarët nuk e kanë parë më dhe nuk dinë asgjë për vendndodhjen e tij.

Të lidhura

None found

Mësohet se mesditën e sotme në Drejtorinë Vendore të Policisë së Beratit ka bërë kallëzim nëna e tij, 63-vjeçarja Hajrie Ago, e cila ka denoncuar zhdukjen e djalit dhe ka kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e tij.

Gjatë kryerjes së denoncimit ajo ka dhënë edhe të dhënat fizike të djalit dhe mënyrën e veshjes së tij ditën e largimit nga banesa.

33-vjeçari është 1.70 i gjatë, me sy kafe dhe ditën e 15 shkurtit, sipas nënës, kishte veshur një palë pantallona xhins ngjyrë blu, një xhup të zi meshin dhe këpucë të zeza, ndërkohë që celularin e kishte lënë në shtëpi.

Burime nga policia e Beratit bëjnë me dije se po punohet për gjetjen e vendndodhjes së Agos, që njihet në qytet si një përdorues i rregullt i drogave të forta./Albeu.com/

 

të fundit

Viktor Kuka rrëfen në “Arena e Yjeve” sukseset, sakrificat dhe zhgënjimet e karrierës

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte futbollisti i njohur Viktor Kuka, i cili ndau…

42 seconds ago

Pas certifikimit të rezultateve, nis përballja për institucionet e reja: publicisti tregon skenarin e mundshëm politik

Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, vendi hyn në një fazë vendimtare…

6 minutes ago

“Ç’keni me Rozafën, o patriotë?”, Rama reagon pas sulmeve online ndaj Kalasë së Shkodrës: T’i dëbojmë të huajt dhe të kthehemi te koha kur hanim njëri-tjetrin?

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me fushatën e zhvilluar në rrjetet sociale, ku po synohet të krijohet një…

9 minutes ago

Rama shares another negative review for Rozafa Castle: I hope the prosecution acts against the blackmailers

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për komentet dhe vlerësimet negative online, teksa këtë herë ka ndarë një video me…

11 minutes ago

Barcelona vendos 50 milionë euro për Ferran Torresin mes shtimit të interesit nga PSG

Barcelona është e gatshme të dëgjojë oferta për Ferran Torres, ndërsa ka vendosur një çmim prej 50 milionë eurosh për…

37 minutes ago

Zjarr në një apartament pranë pastiçeri “Tasho” në Korçë, një i moshuar humb jetën

Një apartament në afersi të pastiçeri “Tasho” në qytetin e Korçës është përfshirë nga flakët. Raportohet se një i moshuar…

40 minutes ago