Një 30- vjeçar nga Roskoveci rezulton i zhdukur prej 5 ditësh.
Familja Sakaj në Suk 1 të Roskovecit ka kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e djalit të humbur, Ferit Sakaj, 30 vjeç.
None found
Lajmin e ka konfirmuar kunati dhe motra e të humburit që punojnë prej vitesh emigrantë në Greqi. Ata pohojnë se një ditë më parë familjarët e tij kishin shkuar në policinë e Roskovecit ku kanë kryer dhe denoncimin për zhdukjen e tij.
30- vjeçari ishte larguar nga banesa pesë ditë më parë (në datën 1 janar) dhe nuk është kthyer më.
Kryefamiljari i kësaj familjeje ka ndërruar jetë duke peshkuar në lumen e Semanit disa vite më parë, ndërsa vëllai i Feritit, E.Sakaj 14 vjeç u mbyt në lumin Seman në gusht të vitit 2022.
E ëmra e 30- vjeçarit ka kryer denoncimin në policinë e Fierit dhe ka pohuar se djali kur ishte larguar i kishte thënë se do shkonte tek e motra në Fier.
Mësohet se 30- vjeçari i zhdukur është edhe i sëmurë./Albeu.com/
Ish-mbrojtësi i Kombëtares së Portugalisë, Jose Fonte, ka ndarë mendimet e tij mbi rivalitetin ikonik midis Lionel Messit dhe Cristiano…
Një revizion i realizuar nga Drejtoria Shtetërore e Revizionit ka zbuluar një sërë parregullsish në punën financiare dhe organizative të…
Në vend që të përcaktojnë qëndrimet e tyre mbi ndryshimet në Kodin Zgjedhor, partitë politike po i largohen gjithnjë e…
Vera për të rinjtë do të thotë më shumë lëvizje, më shumë plan edhe më shumë momente për t’u shijuar,…
Analisti Fatos Lubonja në një intervistë në “News24” foli për zhvillimet e fundit politike duke u ndalur te protesta e…
Donald Trump ka zhvilluar udhëtimin e tij të parë zyrtar me avionin e ri presidencial Air Force One, një Boeing…