Barcelona ka hapur derën për oferta në drejtim të Ferran Torres, teksa sulmuesit spanjoll i është vendosur një vlerë prej 50 milionë eurosh në mes të interesimit serioz nga Paris Saint-Germain.
None found
Sipas Diario Sport, klubi kampion i Evropës po zhvillon negociata të avancuara për 26-vjeçarin. Raportohet gjithashtu se futbollisti ka miratuar një transferim te “Parc des Princes”, aty ku do të gjente sërish Luis Enrique, ish-trajnerin e tij te Kombëtarja e Spanjës.
Duke qenë se kontrata e Torres përfundon verën e ardhshme, drejtuesit katalanas synojnë të arkëtojnë një shumë të rëndësishme nga largimi i tij, në vend që ta lejojnë të largohet pa asnjë përfitim financiar.
Në anën tjetër, PSG po kërkon të shtojë alternativa në repartin e avancuar. Pas transferimit të Gonçalo Ramos te Milani dhe me largimin e pritshëm të Randal Kolo Muanit, Luis Enrique e ka kërkuar Ferran Torresin për të përforcuar vijën sulmuese.
Plani i Barcelonës është që fondet e siguruara nga shitja e mundshme e spanjollit t’i orientojë drejt afrimeve të reja, ndërsa objektivi kryesor i klubit katalanas mbetet sulmuesi i Atletico Madridit, Julian Alvarez.
Torres pati një edicion shumë pozitiv me fanellën blaugrana, duke shënuar 21 gola në të gjitha kompeticionet.
Aktualisht, ai ndodhet me Kombëtaren e Spanjës në Kupën e Botës 2026, ku “Furia e Kuqe” do të ndeshet me Francën në gjysmëfinale.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur anëtarët e sapozgjedhur të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), me të cilët ka formalizuar…
Në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë po zhvillohen homazhet në nderim të të rënëve për çlirimin e Shqipërisë, në kuadër…
Një 18-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se hodhi koktej molotov në drejtim të punonjësve të Policisë gjatë protestës…
Bayern Munich mund të përballet me probleme sa i përket të ardhmes së Michael Olises, pasi pakënaqësitë e krijuara brenda…
Komediani i famshëm, Max Amini, ka qenë mbrëmë i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku u shpreh foli për…
Nelson HysaNë ndeshjen e mbajtur mbrëmë në stadiumin e Dyseldorfit mes boksierit shqiptar Nelson Hysa dhe atij kurdo-gjerman Agit Kabayel,…