Categories: sport

Viktor Kuka rrëfen në “Arena e Yjeve” sukseset, sakrificat dhe zhgënjimet e karrierës

Në episodin më të fundit të podcastit “Arena e Yjeve”, i ftuar ishte futbollisti i njohur Viktor Kuka, i cili foli për rrugëtimin e tij të gjatë në futbollin kosovar, duke ndarë kujtime të veçanta dhe sfidat që e kanë përcjellë ndër vite. Ky episod është realizuar me përkrahjen e sponsorëve zyrtarë Exfis dhe Heineken.

Të lidhura

None found

Fillimisht, ai u ndal te periudha e kaluar te Drita, ku rikujtoi me shumë emocion mbështetjen e madhe nga tifozët “Intelektualët”, ndërsa solli edhe rrëfime të veçanta që pasqyrojnë përkushtimin dhe pasionin e tyre për klubin.

Kuka tregoi më tej edhe për kontratën pesëvjeçare me Dritën, duke zbuluar se për një vit të tërë udhëtonte me biçikletë nga Prishtina në Gjilan, vetëm që të merrte pjesë në stërvitje dhe të vazhdonte ndjekjen e ëndrrës së tij në futboll.

Gjatë bisedës, ai riktheu në vëmendje edhe sukseset më të mëdha të karrierës, mes tyre titujt kampion të fituar me Prishtinën dhe Dritën, si edhe momentet që i konsideron ndër më të rëndësishmet në rrugën e tij si futbollist.

Në këtë episod, ai foli hapur edhe për zhgënjimin e madh të sezonit të kaluar, kur nuk arriti ta ndihmonte Vëllaznimin të siguronte rikthimin në Superligën e Kosovës, duke ndarë emocionet dhe ndjenjën e përgjegjësisë që e shoqëroi pas mbylljes së kampionatit.

Episodi përfshiu po ashtu shumë histori të pathëna nga karriera e Kukës, kujtime nga klubet ku ka luajtur dhe përvoja që kanë ndikuar në formimin e tij si futbollist dhe si njeri.

Episodin e plotë me Viktor Kukën mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube. //

të fundit

E rëndë/ Ylli 8-vjeçar i muzikës humb jetën papritur, vetëm pesë ditë pas koncertit para mijëra fansave

Hirata Runa, vetëm 8 vjeçe dhe pjesë e grupit japonez Dianna Project, ka ndërruar jetë papritur në fund të shtatorit,…

6 minutes ago

SHBA, operacioni 72-orësh rikthen në siguri 34 fëmijë të zhdukur në Queens dhe Long Island

Tridhjetë e katër fëmijë të raportuar të zhdukur në Queens dhe Long Island janë gjetur dhe rikthyer në siguri gjatë…

13 minutes ago

Maran e quan të pamerituar humbjen ndaj Finlandës: Shqipëria duhej të merrte rezultat pozitiv

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Rolando Maran, e ka cilësuar të pamerituar humbjen 2-1 ndaj Finlandës, duke vlerësuar se kuqezinjtë zhvilluan një…

19 minutes ago

Haziri: LDK-ja ka 18 deputetë që mund të votojnë për Presidentin, jo 12

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, është pyetur nëse deputetët e LDK-së do ta mbështesnin kandidaturën e Bekim Sejdiut për president,…

24 minutes ago

Prokuroria e Posaçme thellon hetimet/ Sekuestrohen telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

Në vijim të hetimeve që po drejtohen nga kryeprokurori i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho, Byroja Kombëtare e Hetimit ka…

34 minutes ago

KFOR: Italian Carabinieri patrols in Mitrovica help maintain security

Karabinierët italianë që shërbejnë në Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe (MSU), pjesë e misionit të Forcës së Kosovës (KFOR) të udhëhequr…

34 minutes ago