EMRI/ I dënuar në Britani për drogë, kush është 28-vjeçari nga Elbasani që iu sekuestrua pasuria

Leonard Coga është 28-vjeçari, pasuritë e të cilit u sekuestruan sot nga Prokuroria e Elbasanit.

Coga, rezulton i dënuar Mbretërinë e Bashkuar për “shtëpi bari”.

Pasuritë e sekuestruara, të cilat dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të 28-vjeçarit në fushën e narkotikëve kapin vlerën e 200 mijë eurove.

Çfarë u sekuestrua

1.Pasuria me nr.26/198-G.5, e llojit “Garazh”, zk.8525, Elbasan;
2.Pasuria me nr.26/198-G.6, e llojit “Garazh”, zk.8525, Elbasan; dhe
3.Pasuria me nr.26/198+1-26, e llojit “apartament”, zk.8525, Elbasan

Hetimet

Personi nën hetim ka kryer aktivitet kriminal, (shtëpi bari) në Mbreterinë e Bashkuar, për të cilën është arrestuar dhe dënuar nga autoritetet angleze.
Personi nën hetim dhe personat e afërt me të, gjatë dhe pas kohës së kryerjes së veprimtarisë, kanë investuar në fitimin e disa pasurive të paluajtshme të cilat dyshohen se kanë si burim të ardhurat nga aktiviteti i paligjshëm i shtetasit L.C.
Pasuritë e konstatuara janë dukshëm të pajustikuara nga të ardhurat e ligjshme të personave të lidhur të personit nën hetim L.C

Gjykata e Shkallës së Parë të juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me vendimin nr.821 datë 22.11.2023 ka disponuar për pranimin e kërkesës së prokurorit dhe Vendosjen e masës së sigurimit pasuror të sekuestros preventive mbi pasuritë e paluajtshme të sipërcituara./albeu.com 

 


Shtuar 24.11.2023 09:30